Live

Vendimi për TikTok-un, Çitaku: Me këtë harxh ndaloni edhe kontratat njëburimore e shkeljet e Kushtetutës

15:46 / 28 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit të vendimit për ndalimin e platformës TikTok në të gjitha institucionet publike, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje Qeverisë që krahas këtij vendimi, t’i ndalojë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet për familjarë.

Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky. 

Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, shkroi ajo.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social TikTok në të gjitha institucionet publike të vendit.

Kjo u tha se po bëhet me qëllim të eliminimit të rreziqeve për sigurinë kibernetike nga përdorimi i rrjetit social Tik-Tok.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua