Live

Vendosen flamujtë e Kosovës dhe Shqipërisë në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë

11:44 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Një ekip i Indeksonline po qëndron në veri të vendit që nga orët e para të mëngjesit për të raportuar lidhur me zhvillimet më të reja në atë pjesë të vendit.

Lista Serbe ka thirrur një protestë, e cila pritet të filloj në ora 12:00.

Kujtojmë se përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...