Live

“Vetëmenaxhimi”| Fillojnë dorëheqjet nga VV

18:21 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Aktivisti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Sopi, ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook se do të pezulloj aktivitetin e tij politik në këtë parti.

Sopi ka renditur dy arsye pse do ta bëj këtë pezullimin të aktivitetit të tij politik.

“Marëveshja përfundimtare me Serbin dhe Zbardhja e rastit Astrit Dehari” janë dy aryset e Sopit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim,

Familjar, miç, dashamir e bashkaktivist/e, unë Hekuran Sopi, si anëtar dhe aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ju njoftoj që nga sot, pezulloj ç’do aktivitet politik, së paku deri në përfundimin e dy zgjidhjeve.

1. Marëveshja përfundimtare me Serbin
2. Zbardhja e rastit Astrit Dehari
Faleminderi!

Shpërndaje në

U Kopjua