Live

Vetëvendosje sot kundër Vetëvendosjes së djeshme në opozitë, Gruda i PDK-së, ligjin për paga dhe zyrtarë publik, e quan veprim diktatorial të mazhorancës

17:15 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Përparim Gruda, i cili e drejton sektorin e drejtësisë në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, tha për kosovalive.net se, Lëvizja Vetëvendosje nuk po po i përmbahet zotimeve të saja elektorale.

Slogani i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë “Barazi dhe Drejtësi”.

 “E di që barazia dhe drejtësia kanë qenë ato shtyllat e premtimeve por realisht në këto dy vite nuk e kanë bërë. Ata kanë thënë që barazinë dhe drejtësinë do ta realizojnë përmes vetingut, kanë premtuar publikisht dhe e kanë në program të Qeverisë. Vetingu sot nuk është askund, dy vjet u bënë dhe nuk është bërë asnjë veprim. Ligjet, si ligji i pagave dhe për zyrtarë publik janë e kundërta e barazisë dhe drejtësisë që i është premtuar njerëzve. Janë pikërisht e kundërta. Askush nuk e di se sa e ka pagën një ministër. Ky është ligj i diktaturës. Kuvendi miraton diçka dhe ne qytetarët nuk e dijmë se çka kanë votuar, nuk e di askush që punon në sektorin publik, sa do të jetë paga që do të marr, kitikoi kështu Gruga partinë në pushtet.

“Me ligjin për zyrtarë publik synohet largimi në mënyrë industriale nga puna. 1600 persona do largohen nga puna dhe do zëvendsohen me militantë partiak”, shtoi Përparim Gruda duke rikujtuar se çfarë e si i komentuan dje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, punonjësit e arsimit për ligjin e pagave./Kosovalive.net/

Video-intervista:

Shpërndaje në

U Kopjua