Live

VIDEO| Getinjo flet për Mozzik dhe Loredanën

08:07 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mozzik dhe Loredana janë padyshim ndër më të komentuarit në rrjet të showbizit.

Pikërisht për dy reperet ka folur ditën e sotme Getinjo përgjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Megjithëse Getinjo nuk zgjodhi të fliste se si janë tashmë raportet mes Mozzik dhe Loredanës, ai zgjodhi të kthehet mbrapa në kohë dhe të rrëfejë para banorëve se si çifti nisi të bëhet pjesë e tregut gjerman.

Getinjo tregoi se i pari që filloi të bashkëpunojë me disa artiste të huaj ka qenë Mozzik e me pas bëri të njohur dhe Loredanën, te cilës për “çudi” i referohet ende si gruaja e Mozzik.

“U martua, beri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shume konkurrence. Hyrën si çift. Një here hyri vete, bashkëpunoi me disa këngëtare gjermanë, me pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!”- u tregon ai banorve.

@artistikshqip

♬ original sound – ArtistikShqip

Shpërndaje në

U Kopjua