Live

VIDEO| Në natën e Krishtlindjeve Ortodokse në Zubin Potok një grup radikal serbësh e quan tradhtare Listën Serbe!

17:21 / 07 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mbrëmë në Zubin Potok, në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, një grup serbësh të pakënaqur me politikat e Petar Petkoviqit, e kanë sulmuar verbalisht këtë të fundit dhe eksponentët e Listes Sërbe, duke i quajtur tradhtar dhe duke i sharë me “nënë”.

Gjithashtu ky grup i serbëve të pakënaqur, është fjalosur edhe me peshkopin Teodosije.

Këta serbë sipas burimeve të kosovalive.net, kanë qenë kundër heqjes së barrikadave dhe për të hënën me 9 Janar kanë paralajmëruar protesta në veri të shtetit kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Listës Serbe!/Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua