Live

VIDEO|”Ata donin t’a sillnin Nasimin me tanke e duar të lidhura, ai dhe ne nuk pranuam, shtëpia jonë ishte gjithmonë e rrethuar me tanke e policë”

22:41 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, nuk iu mundësua prezenca në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij Agronit, i cili ndërroi jetë me 2 mars në një klinikë gjermane pas një sëmundjeje të rëndë.

Por, Dhomat e Specializuara lejuan atë që vetëm përmes një video-lidhje ta ndiqte ceremoninë e varrimit, shkruan Kosovalive.net.

Gjatë kësaj kohe Nasim Haradinaj, u ngushëllua edhe nga familjarët, të afërmit dhe miqtë.

Për mos ardhjen e zotërit Haradinaj në varrim e të vëllait, ka folur gruaja e tij, Gjejlone Haradinaj. Ajo ka thënë se Nasimi dhe familja nuk pranuan që ai të vinte me tanke dhe duar të lidhura në varrimin e të vëllait, sepse edhe para lufte kemi qenë të mësuar që të na rrethoje shtëpia me polici e tanke dhe se Dhomat e Specializuara janë të degjeneruara.

“Nasimit sot nuk iu lejua të marr pjesë në varrimin e vëllait të tij. Nasimi dhe ne familja nuk pranuam që ai të vinte me tanke dhe duar të lidhura në varrimin e të vëllait, sepse edhe para lufte kemi qenë të mësuar që të na rrethoje shtëpia me polici e tanke dhe se Dhomat e Specializuara janë të degjeneruara”, ka thënë ajo për Kosovalive.net

Ndër të tjera ajo ka thënë se Nasimi kishte bërë kërkesë që të shkonte për vizitë në Gjermani tek vëllai po nuk iu lejua vizita nga kjo gjykatë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua