Kryeministri Albin Kurti tha se është “non-stop” në kominikim me ndërkombëtarët. Në një konferencë për media, shefi i Qeverisë tha se janë të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë “të mos e komprometojmë”.
Me pak fjalë, Kurti e përshkroi sjelljen e Qeverisë së udhëhequr nga ai.
“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha kryeministri.
Kurti tha se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.