Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte regjistroi paraqitjen e parë televizive prej se u rikthye në krye të këtij dikasteri.
Mes shumë çështjesh, ai komentoi edhe marrëdhëniet me Kurtin, duke thënë se të njëjtat janë të shkëlqyera.
Veç kësaj, ai shtoi se formimi i komisionit të Shëndetësisë, “shef” i të cilit momentalisht është vet Kurti, ka qenë ide e mirë.
“Marrëdhënia ime me Kurtin është marrëdhënie e ministrit me kryeministrin, anëtarit të kryesisë me kreun e LVV-së, është një marrëdhënie e shkëlqyeshme. Ka qenë veprim i mirë (formimi i Komisionit), për disa arsye. Kemi thënë nga fillimi që shëndetësia do të jetë prioritet i kësaj qeveria. Ku ka më mirë se sa të përfshihet vetë kryeministri në angazhim në këtë sferë.” – tha ai në ATV.