Live

Vjehrri dyshohet se e rrahu gruan e djalit në Pejë, policia e ndaloi për 48 orë

22:19 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Një i moshuar në Pejë ka përfunduar në ndalim policor pasi që dyshohet se ka kryer vepren penale “Dhunë në familje”.

Ai dyshohet se ka rrahur renë e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se i moshuari u ndalua për 48 orë.

“Po, një i moshuar dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe ka përfunduar në ndalim policor për 48 orë” – tha ai.

Siç raporton gazeta Sinjali, i dyshuari është i moshës 74 vjeçare.

I njëjti thuhet se i ka kërkuar gruas së djalit të tij të largohet nga shtëpia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...