Live

Vllasi: Serbia nuk heziton të organizojë ndonjë akt terrorist si rasti “Panda” më 1998

08:58 / 19 Prill 2024

Nga Kosova Live

Avokati Azem Vllasi ka thënë se Serbia nuk heziton të organizojë ndonjë provokim para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vllasi ka thënë se duhet të ketë kujdes për sigurinë e minoriteteve, sidomos të serbëve, pasi mund të organizojë ndonjë akt terrorist si rasti “Panda” më 1998.

Vllasi ka thënë se Serbia është “çmendur” pas miratimit të raportit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE para dy ditësh.

Lidhur me votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, ish-politikani ka thënë se mund të dështojë për shkak të frikësimit të serbëve në këtë pjesë nga Beogradi, përmes Listës Serbe. /KTV

Shpërndaje në

U Kopjua