Live

Vlora Çitaku e qorton butë kryeministrin, pak edhe këshillon!

10:10 / 09 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar për situatën ekonomike në Kosovë.

Ajo përmendi rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e rrymës, rritjen e inflacionit dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

Shpërndaje në

U Kopjua