Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para takimit në Ohër.
Von Cramon shkroi në Twitter se ajo përsëriti mbështetjen e saj për planin evropian dhe inkurajoi Kurtin që të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin.
Siç shton ajo, zbatimi do të kontribuojë në gjurmimin e rrugës përpara të Kosovës drejt BE-së.
“Diskutimi në kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun dhe takimin e radhës në Ohër. Duke ritheksuar mbështetjen e plotë për planin e BE-së për marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe duke u dhënë inkurajim për të gjetur një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi kjo do të me të vërtetë do i hapë rrugën Kosovës për në BE”, ka shkruar Von Kramon.

Siç raportoi dje Gazeta Online Reporteri.net, në Ohër të shtunën pritet të tjerë edhe I dërguari i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili sot do të jetë për vizitë në Beograd, e më pas edhe në Prishtinë.