Live

Von der Leyen: BE do t’i ndihmojë Kosovës me krizën energjetike, por energjia duhet të kursehet

11:50 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian do t’i ndihmojë Kosovës në krizën energjetike, por duhet të kursehet energjia.

Ajo të enjten e ka vizituar Kosovën, ku gjatë një konference për media ka thënë se Kosova e ka problem furnizimin me energji elektrike për shkak të varësisë nga importi.

Po ashtu Ursula von der Layen, ka thënë se është plani mbështetës 500 milionsh i BE-së, ku një pjesë nga kjo shumë do ta përfitojë edhe Kosova për ta përballuar krizën energjetike.

“Do të ofrojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja për të zëvendësuar qymyrin me prodhim nga energjia e ripërtërihme. Kemi dhe planin 500 milionë euro që do ta mbështes Kosovën në këtë aspekt, në plan afatshkurtër Kosova është e përfshirë në planin e BE-së”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...