Live

Votimi i 21 prillit në veri, KQZ: Sot përfundon afati për akreditimin e vëzhguesve

13:05 / 15 Prill 2024

Nga Kosova Live

Sot në orën 18:00 përfundon afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve për votimin e 21 prillit lidhur me largimin e kryetarëve në veri.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai theksoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit, pasi siç tha ai 15 ditëshi ka qenë i mjaftueshëm për aplikim.

“Sot, më 15 prill, deri në orën 18:00, është afati i fundit për aplikim për akreditim të vëzhguesve për procesin e votimit më 21 prill. Nuk do të ketë shtyrje të këtij afati pasi konsiderojmë se afati 15 ditor ka qenë i mjaftueshëm për aplikim. Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ mund ta vëzhgojnë këtë proces votimi”, tha Elezi për Reporteri.net.

Shpërndaje në

U Kopjua