Live

Vranica: Problemi me zhurmën e klubeve të natës në komunën e Prishtinës po rregullohet

21:26 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, Arian Vranica, përfaqësues i gastronomëve në Prishtinë. Vranica diskutoi për shumë çështje të ndryshme, problemet, vështirësitë që përballet gastronomia dhe se si ata pretendojnë që Qeveria i la në baltë.

Vranica theksoi se kanë propozuar që të krijohet një linjë e veçantë gjatë kohës kur vijnë diaspora.

“Por nëse e shohim në aspektin infrastrukturorë kemi probleme shumë të mëdha shembull rrugore, kemi pasur problem me zhurmën në një pjesë gjë e cila po rregullohet për komunën e Prishtinës, me anë të kalimit në kuvend sipas propozimeve që i  kemi ofruar me anë të projektit tonë që e kemi propozuar e cila do ta rregullojë punën e zhurmës edhe tarifave për operimin që me i leju një kohë me të gjatë biznesëve për me operu. Ka qenë një propozim që në bashkëpunim me nivelet lokale të krijohet një linjë e veçantë e trafikut urban, sidomos gjatë sezonave pjesës kur vjen diaspora edhe frekuenton vendin tonë 15 korrik deri 15 gusht, 20 dhjetor deri 20 janar kishin mundur me qenë kohë tepër të mira, të përshtatshme në menyrë që me kriju një mundësi më të lehtë të njerëze për me shftyrzu transportin publik i cili i qon nëpër vendet ku veprojnë këto veprimtari’, theksoi Vranica.

Më tej, tha se në aspektin e përkrahjes nga qeveria nuk janë ndarë të kënaqur.

Nëse e shohim në aspektin e përkrahjes nuk ka qenë e kënaqëshme, kjo ka qenë një prej arsyejeve  të krizës energjetike, me reduktime, me nevojë të paisjes me gjeneratorë për me i zavendësu orët e humbura pa energji elektrike në një kohë që inflacioni ka mbrri kulmin, në një kohë që çimet e furnzimit janë rrit  shumë edhe na është imponu me rreziku edhe konsumin si pasojë e rritjës  së çmimëve edhe të shitjës sepse nuk ka pas një zgjidhje më të mire”, tha ai për Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua