Live

Vrasja makabre në oborr të QKUK-së, në xhamitë e Kosovës sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas

10:03 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një krim monstruoz ndodhi të mërkurën rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së.Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më heret.

Pas vrasjes së saj Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në xhamitë e vendit do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.

Sipas BIK, kjo po bëhet me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në njoftim

Po ashtu edhe Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur për sot mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, dy ditë pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.

Në takimin e sotëm, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët institucionalë, siç ka deklaruar Osmani, pritet të dalin me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalohen aktet e dhunës dhe femicidi sa më urgjentisht që të jetë e mundur.

Presidentja ka potencuar se si shtet dhe shoqëri jemi para një sfide serioze, sepse siç ka potencuar ajo, femicidi urgjentisht duhet të ndalet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...