Live

Vuçiq i thotë faleminderit: Pas komandantit, edhe një zyrtar tjetër i KFOR-it shkon në Beograd

14:33 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pas vizitës së djeshme të komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccias një tjetër zyrtar i misionit të NATO-s në Kosovë ka vizituar sot Beogradin.

Ristuccia ishte takuar edhe me shefin e ushtrisë së Serbisë, z. Millan Mojsilloviq në një vizitë që për Kosovën mund të tingëllojë e pakëndshme.

Por, kësaj here në Beograd mbërriti Gjeneral Major Daniel Lasika, raporton Kossev.

Ai u prit sot edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, që për këtë çështje njoftoi edhe me anë të një postimi në Instagram.

Vuçiq falenderoi zyrtarin në fjalë për “sjelljen profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudhës së krizës”.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh konkrete ka ndodhur ky takim.

Kujtojmë se në vitin e kaluar, Serbia kishte kërkuar nga KFOR-i që të lejonte kthimin e 1000 trupave serbe në veri të Kosovës. Kjo kërkesë, fatmirësisht, ishte refuzuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...