Live

Vuçiq: Kemi arritur një lloj marrëveshjeje

23:09 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e Ohrit të shtunën “është arritur njëfarë marrëveshjeje”.

Sipas tij, megjithatë “asgjë s’ka përfunduar sonte”.

“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje.
Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vuçiq.

Tutje ai tha se në këto takime ka pasur biseda të qeta dhe konstruktive.

Shpërndaje në

U Kopjua