Live

Vuçiq: Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht

10:00 / 01 Mars 2023

VUQIQ KURTI

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka treguar detaje në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi që janë zhvilluar në Bruksel.

Në mesin e pyetjeve të shumta, ai është përgjigjur edhe për komunikimin mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Aty brenda s’ndodhë asgjë e mirë. Flasim në anglisht mua diçka me del në serbisht nganjëherë. Kurti flet shkëlqyeshëm serbisht, ka qenë në burg derisa nuk e liruan Koshtunica dhe Milosh Jovanoviq. Shikoni nënshkrimin këtu për amnistimin e tij. Kështu duket kur dikush nënshkruan diçka, unë nuk kam nënshkruar asgjë. Në Bruksel ata e thonë të tyren ne tonen, për asgjë s’pajtohemi”, ka thënë Vuçiq.


Në takimin e së hënës në Bruksel, Vuçiq dhe Kurti pranuan zyrtarisht propozimin evropian. Ata u pajtuan që të mos diskutohet më për pikat e këtij propozimi.

Shpërndaje në

U Kopjua