Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një paraqitje para gazetarëve, ai tha se Kurti refuzoi të flasë për Asociacionin.
“Do të takohemi prapë me datën 18. Ka qenë një takim i vështirë. Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin.”, tha ndër tjerash Vuçiq.
Ka qenë interesant fakti se Vuçiq shtoi që është e rëndësishme se çfarë do të thotë Bashkimi Evropian.
“Deri tani po flasim për gjërat dhe situatën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ajo që do të bëjë është njoftimi i Bashkimit Evropian. Nëse është kështu, është deklaratë e tyre. Sigurisht që do të flitet për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Bashkësinë e Komunave Serbe, kurse ai nuk ishte i gatshëm”.