Live

Vuçiq në Tiranë: Na akuzonin se po ndjekim udhëzime nga Rusia për sulme në Ballkan, por ka dalë e vërteta

09:52 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të arritur në samitin e BE’së në Tiranë ka dhënë një deklaratë, duke qenë se ditëve të fundit pati edhe lajme që ai nuk do të amrrë pjesë.

Ai ka treguar se si do mbrojë interesat e Serbisë edhe përgjatë diskutimit në këtë samit.

‘’Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore kombëtare në përputhje me Kushtetutën tonë. Jam realist dhe në fund do shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe shpresoj të marrim lajme të mira për energji. Të tjerat nga ato që do dëgjojmë, për strategjinë e BE’së për të ardhmen dhe kjo ka rëndësi maksimale për ne. Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona përkundër rrugëtimit tonë drejt BE’së. ‘’.

Tutje ai ka përmendur si të tjerët kanë sulmuar Serbinë për sulme ndaj vendeve të Ballkanit.

‘’Të gjithë ju keni lexuar e disa prej jush keni shkruar se gjatë viteve të fundit se Serbia po ndiqte udhëzimet e federatës ruse për të sulmuar të tjerët në Ballkan. Ne kemi përgënjeshtuar jo me deklarata por me pohime. Megjithatëë e vërteta del dhe të gjithë njerëzit e dinë të vërtetën.’’

Shpërndaje në

U Kopjua