Live

Vuçiq reagon për 6 kushtet e Kurtit: Përrallë, ai nuk do të formojë Asociacionin

18:30 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte – mes tjerash, ai “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”, shkruan REL.

Një tjetër kusht, sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik. “Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, është shprehur Kurti.

Kryeministri i Kosovës i bëri këto deklarata gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, më 2 shkurt.

“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua