Live

Vuçiq: S’ka njohje të Kosovës, por duhet të pajtohemi me shqiptarët

12:58 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po thotë se nuk do ta njohin Kosovën as de facto as de jure.

Në një deklarim gjatë qëndrimit në Vranjë, presidenti serb tha se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe M.! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq e Kurti do të kenë një takim në Ohër më 18 mars.

Shpërndaje në

U Kopjua