Live

Vuçiq thotë se sonte do përgjigjet për të gjitha manipulimet që sipas tij u bënë pas takimit në Bruksel

08:53 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mëngjesin e sotëm se sonte do të japë detaje rreth zhvillimeve të djeshme në Bruksel

Vuçiq me tone dramatike thotë se dje ka luftuar për të ardhmen e Serbisë, paqen dhe vazhdimin e investimeve.

Presidenti serb thotë se sonte do “t’u përgjigjet të gjitha manipulimeve, gënjeshtrave, që ka thënë se po shpërndahen nga ‘luftëtarët e tastierave’”.

“Po analizoj atë që ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë në kushte të vështira dhe luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë. Po ashtu e mbaj betimin dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës e Metohisë si pjesë e Serbisë.

“Për ne nuk ka Serbi tjetër, e kemi, do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë”, shkroi Vuçiq.

Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media të lëshuar sot ka dhënë detaje nga diskutimet me palën serbe dhe ndërmjetësit një ditë pas takimit në Bruksel.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por se nënshkrimi është refuzuar nga Serbia.

Shpërndaje në

U Kopjua