Live

Vuçiqi i mllefosur në konferencë bën propagandë: I kemi gati 8 çnjohje të pavarësisë së Kosovës

11:52 / 08 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia i ka gati tetë nota verbale për tërheqje të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se kjo vjen si shkak i veprimeve të Kosovës që po i ndërmerr me aleatët e saj ndërkombëtarë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në këtë moment kemi tetë nota verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiq, shkruan RTS, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti serb deklaroi se kjo çështje është e vështirë pasi, sipas tij, për këtë do të sulmohej nga të gjitha fuqitë e mëdha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...