Live

Vushtrri: Burri që vdiq mbrëmë në motel është 67-vjeçar

11:54 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë u gjetë i vdekur në një motel në komunën e Vushtrrisë mbrëmë.

Gazeta Express mëson nga burimet brenda policisë se mosha e personit që ka vdekur mbrëmë në një motel në komunën e Vushtrrisë është 67-vjeç. Bëhet fjalë për personin me inicialet I.S.

I njëjti dyshohet se në motel ka qenë me një grua, e cila nuk është identifikuar akoma.

Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë, teksa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.

“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të  prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua