Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, pasi një burrë u gjet pa shenja jete në motel, në orët e mbrëmjes.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.
Posa janë kryer procedurat e nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, për të zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.
Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka pasur shenja dhunë ne trupin e tij, por që procesi i hetimit pritet të zbardh çka ka ndodhur brenda motelit.