Ushtruesja e detyrës së Shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur kundër mocionit të opozitës që në rend të ditës të futet raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka pranuar zyrtarisht të hënën.
Deputetja e VV-së ka kritikuar fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdigjiku, për mocionin, duke thënë se ai ka mbajtur fjalim patetik.
“Mocionin e kombinuat me fjalim patetik të z. Abdigjiku para deputeteve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëj në selinë e LDK-së. Sepse z. Abdigjiku filloj të bëj analizë të marrëveshjes”, ka thënë ajo.
Ajo ia ua ka rikujtuar opozitës se ata e kanë ndalur debatin e kaluar parlamentar.
“Ne si Grup Parlamentar e konsiderojmë se një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm në kohen kur kryeministri nuk është këtu”, ka thënë Kusari-Lila.
LEXO EDHE: