Live

Zhurmë në Kuvend, Abdixhiku kërkon në Kuvend që Kurti të raportojë për dialogun dhe parathënien që është mbajtur fshehët

11:02 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shtruar një mocion procedural, rreth takimit të 27 shkurt me Kurtit dhe Vuçiq për marrëveshjen e arritur në Bruksel, shkruan Kosovalive.net.

Teksa ai ka folur për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha se “zhurma e deputetëve të VV-së tregon frikë“.

Abdixhiku ka deklaruar se marrëveshja e Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel, u prezantua po në natën e 27 shkurtit

“Në takimin e 27 shkurtit, mes Kurtit dhe Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është arritur një marrëveshje drejtë normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e pa prezantuar në Kuvendin e Kosovës por e dakorduar në Bruksel, u prezantua po në natën e 27 shkurtit, kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie, të dyja të bëra publike por kishte edhe një aneks të pa bërë publik por se palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit të 11 të marrëveshjes”, ka thënë Abdixhiku.

 Ai ka thënë se kjo nuk ishte marrëveshje finale.

“Ajo as nuk ishte marrëveshje finale, as nuk kishte njehjen e ndërsjellët, siç ishte orientimi i institucioneve të Kosovës tash e dy vite e siç është mbështetja ndërkombëtare tash e dy vite që nga letra e presidentit Biden, me 7 shkurt të vitit 2021”.

Abdixhiku ka shtuar se Parathënia e kësaj marrëveshje është mbajtur tërësisht fshehtë nga kryeministri i Kosovës.

“Parathënia e kësaj marrëveshje është mbajtur tërësisht fshehtë nga kryeministri i Kosovës, nga raportimi i fundit të bërë në këtë seancë e të lënë në gjysmë, e arsyen e fshehtë të kësaj ampule e gjen në dy formulime skandaloze të rënda me dëme historike për Kosovën, e ky formulim mban dakordimin e kryeministrit të Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera Abdixhiku./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua