Live

VV-ja nuk e përkrah mocionin e opozitës për raportim të kryeministrit për dialogun

11:04 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ushtruesja e detyrës së Shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur kundër mocionit të opozitës që në rend të ditës të futet raportimi i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen e Brukselit, të cilën e ka pranuar zyrtarisht të hënën.

Deputetja e VV-së ka kritikuar fjalimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdigjiku, për mocionin, duke thënë se ai ka mbajtur fjalim patetik.

Mocionin e kombinuat me fjalim patetik të z. Abdigjiku para deputeteve të Kuvendit ia rekomandoj ta bëj në selinë e LDK-së. Sepse z. Abdigjiku filloj të bëj analizë të marrëveshjes”, ka thënë ajo.

Ajo ia ua ka rikujtuar opozitës se ata e kanë ndalur debatin e kaluar parlamentar.

Ne si Grup Parlamentar e konsiderojmë se një debat i tillë për dialogun është i paqëndrueshëm në kohen kur kryeministri nuk është këtu”, ka thënë Kusari-Lila.

LEXO EDHE:

Shpërndaje në

U Kopjua