Pavarësisht se llogaritet si model i ri, Passati 2020 është një ndërhyrje dhe përmirsim i Passatit ekzistues, arsyeja kryesore është se VW shiti vetëm 41.000 Passat vitin e kaluar në Amerikë gjë që ka ndikuar që firma mos të mbuloj koston e ndërtimit të nje platforme krejtësisht të re.
Ndryshimet në dizajnin e jashtëm janë të dukshme sidomos tek paketa R-Line pjesa frontale është shumë më agresive siq shihet edhe në këto foto.
Pjesa e brendshme nuk ka pësuar shumë ndryshime, shihet pjesa e ventilatorit e cila ka marr formë të re, gjithashtu instrument tabela është ndryshuar bashk me sistemin e navigimit.