Live

Wellness që sfidon gravitacionin: Një objekt me kulm të kthyer poshtë në një hotel në Alpe

19:24 / 13 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në vendin e vogël në Alpet e Tirolit, vend i skive në lartësinë mbidetare prej 1.350 metrash, inspirimi gjendet gjithandej, në natyrën e mrekullueshme e cila e rrethon dhe në fshatrat piktoreske me shtëpi sikur në përralla

Pikërisht i tillë është fshati malor, i cili shikon nga uji, ishte frymëzim i arkitektëve për këtë dizajn origjinal.

I gjithë koncepti loz me shikimin e horizontit, perceptimin e këndeve me kokë poshtë të shikimit dhe shikime të ndryshme

Realizimi i strukturës asimetrike, që bazohet në gravitacion ishte një sfidë e veçantë. Në zonën shtyllave të Willnessit arrihet drejtpërdrejt nga objekti kryesor i hotelit, nëpërmjet platformës së ngritur 15 metra mbi tokë, ndërsa rruga vazhdon në shtegun e varur.

Objekti është i ndarë në shumë mikrostruktura, të cilat gjenden mbi dhe nën platformën prej çeliku. Shtylla impozante e konstruksioneve mban platformën, si edhe dy shtylla masive prej çeliku, të veshura me dru molike, kështu që duken si trungje pemësh.

Objekti ka një kapacitet prej 27 personave dhe ndarja vizuale gjithashtu është edhe në trajtimin e privatësisë – niveli i sipërm është me spa, tip i hapur, ndërsa zona e poshtme më intime dhe më e mbyllur.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...