Live

Xhavit Haliti: Pikat që prezantoi Kurti janë ‘përrala’ asnjëra nga ato nuk lidhet me vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese

12:00 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar gjashtë kushtet e propozuara nga Kurti në procesin e dialogut për pranimin e Asociacionit.

Haliti i cilësoi përralla pikat e prezantuara nga Kurti dhe theksoi se asnjëra nga to nuk lidhen me vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Kurti dje tregoi përralla, asnjëra nga to pika nuk lidhen me vërejtjet që i ka dhanë Gjykata Kushtetuese. Kurti nuk zbuloi pikat e veta, por bëri deklarata sa për t’i vendosur në lojë deputetët dhe për të hap debat dhe për të bërë lojën që deshi ta bënte dje për t’i nxjerrë në një situatë me thanë po ose jo. Kurti duhet ta mendojë fort mirë se cilat janë detyrimet e tij ndaj Kosovës dhe ndaj të arriturave që ka bërë Kosova për këto vite pas çlirimit. Ai duhet të mendojë me e përmbyll pjesën e parë që është obligim i tij tani ose pjesën e dytë të marrveshjeve që janë nënshkruar nga qeveritë njëra pas tjetrës dhe të mos bie në kurthin e Vuçiqit dhe armiqve të Kosovës të cilët po përpiqen ta paraqesin Kurtin si problematik për arritjen e marrveshjeve dhe jo Serbinë”

Tutje Haliti tha si i bën ftesë Kurtit të jetë i sinqertë me deputetët pasi ata jane të zgjedhurit e qytetarëve.

“Ne kete rast e kisha ftu të jetë i sinqertë me deputetët. Ai na tha se i ka njoftu kryetarët e partive. Dua t’i them sot se në parlament deputetët janë të gjithë të pavarur dhe ka obligim ndaj secilit deputet të Kuvendit të Kosovës që të raportojë. Në qoftë se është mësuar me deputetët e tij të veprojë kështu është në rregull por tek ne nuk funksion kështu” tha Haliti për “Gazeta Blic”.

Kryeminsitri Kurti në seancën e mbajtur dje prezantoi para deputetëve gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit.

“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti para deputetëve raporton Gazeta Blic.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...