Live

Xiaomi 13 do të mund të ofrojë bateri më të mirë se iPhone 14 Pro Max, thotë CEO i kompanisë

12:47 / 30 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Xiaomi 13 do të ofrojë jetëgjatësi më të mirë të baterisë se celulari aktual i Apple, iPhone 14 Pro Max, sipas CEOs dhe themeluesit të Xiaomit, Lei Jun.

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë po përgatitet të organizojë një konferencë për lansim produkti për serinë e saj të smartfonëve kryesorë Xiaomi 13 dhe pajisjet e veshura më 1 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Përpara eventit të lansimit, kompania ka ngacmuar me detaje për pajisjet, duke iu treguar klientëve se çfarë mund të presin nga telefonat inteligjentë kryesorë të ardhshëm.

Xiaomi 13 pritet të shkojë ballë për ballë me serinë iPhone 14 të Cupertino, gjiganti me bazë në Kaliforni, si dhe me telefonat e tjerë inteligjentë në vitin 2023.

Sipas një postimi në Weibo, nga CEO dhe themeluesi i Xiaomit, Lei Jun, Xiaomi 13 mund të ofrojë jetëgjatësi më të mirë të baterisë se sa iPhone 14 Pro Max.

Reklama

Ai postoi një imazh të testit DUO në Xiaomi 13 në krahasim me iPhone 14 Pro Max, iPhone 14 dhe telefonat inteligjentë të tjerë të gjeneratës së mëparshme Xiaomi duke përfshirë Xiaomi 12S, Xiaomi 12S Ultra, Xiaomi 12S Pro, Huawei P50 Pro, dhe Samsung S22 Ultra.

Testi DUO thuhet se është krijuar për të nënkuptuar rezultatin e qëndrueshmërisë së jetëgjatësisë së baterisë së një pajisjeje gjatë një dite të zakonshme përdorimi.

Pajisja e ardhshme Xiaomi 13 thuhet se ka shënuar një rezultat prej 1.37 në testin e jetëgjatësisë së baterisë, rezultat më i lartë se ai i iPhone 14 Pro Max, që shënoi 1.28. 

Shpërndaje në

U Kopjua