Live

Xiaomi Mi A3 lansohet në Indi

10:27 / 21 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Smartphone i tretë Android Xiaomi më në fund do të lansohet pas një pritjeje të gjatë.

Në përgjithësi, Xiaomi Mi A3 është një version shumë i azhurnuar i Mi A2 në pothuajse të gjitha aspektet – qoftë dizajn, harduer, kamera, bateri apo ndonjë tjetër. Xiaomi Mi A3 do të dalë në shitje për herë të parë në Indi në 23 gusht në Amazon dhe Mi.com, dyqani zyrtar i tregtisë elektronike të kompanisë.

Në Indi, Xiaomi Mi A3 vjen në dy konfigurime. Modeli bazë i Mi A3 përfshin 4 GB RAM dhe 64 GB ruajtje të brendshme. Ky model ka çmim 163.95Euro, modeli i dytë i telefonit vjen me 6 GB RAM dhe 128 GB ruajtje të brendshme. Ky model i telefonit vjen për 201.79 Euro.

Kamera parësore është 48MP dhe përdor sensorin Sony 48MP të ngjashëm me Redmi Note 7 Pro dhe Redmi K20 Pro. Në pjesën e përparme Xiaomi Mi A3 përfshin një kamerë 32MP. Mbështetet nga një bateri 4030mAh që vjen me mbështetje për Quick Charge 3.0 dhe 18 W Fast Charge.

Shpërndaje në

U Kopjua