Live

Yll Limani na tregon pak nga kënga e tij që do të publikohet së shpejti

14:29 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ylli Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të një video të publikuar në Instastory, ku na ka treguar edhe disa rreshta nga kënga , të cilën mezi po e presin.

ti shpejt e kallzove se kush je 

edhe t’fundit copë merre krejt the

s’pasna ra për ty po për ide

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila titullohet “Ma lujte” e gjithashtu së fundmi Ylli ka publikuar një këngë të re, e cila titullohet “Malet” dhe mesa duket të dy artistët nuk do të bëjnë aspak pushim dhe do të bashkojnë forcat për të sjell një bashkëpunim muzikor.

Këtë e kemi kuptuar nga postimet e fundit të tyre në Instastory.  Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë muzikor edhe pse shoqëria e tyre ka nisur prej kohësh.

Shpërndaje në

U Kopjua