Live

Ymeri: Kurti shkeli parimet e tij me të dyja këmbët, s’dallon nga të tjerët

09:07 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se kreu i ekzekutivit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkelur parimet e tij me të dyja këmbët.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se njëra ndër elementet e votave drejtuar Kurtit ishte qëndrimi i tij karshi dialogut me Serbinë, qëndrime të cilat i ka shkelur.

“Sipas mendimit tim, nëse Albin Kurti e ka nënshkruar këtë marrëveshje ose ka për ta nënshkruar, ka për ta pranuar e zbatuar që po pajtohem që është absolutisht në kundërshtim me qëndrimet e tij për çështjet me dialogun me Serbinë, atëherë zgjedhjet nuk janë legjitimim demokratik për kësi çështje, sepse ti kur e voton Albin Kurtin, natyrisht një prej elementeve ka qenë qëndrimeve të tij karshi dialogut që i ka shkelur me të dyja këmbët”, ka deklaruar ai.
Në mes të tjerash, në veprimet e tij, kryeministri Kurti nuk dallon nga kryeministrat e deritanishëm të Kosovës.


“Mendoj që Albin Kurti na duhet me detyru në njëfarë mënyre, ne, opozita e të gjithë t’i kërkojmë që ai të dalë të bëjë shkëputjen nga iracionaliteti politik, të cilin e ka paraqitur në të kaluarën, sepse Albin Kurti tash në veprim, është njëri prej kryeministrave të Kosovës. Nuk dallon fare me ata të tjerët, në mënyrën se si sillet, por me fjalë nuk do ta pranojë”, ka deklaruar ai.
Ndonëse marrëveshjet për Asociacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese, ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...