Live

Zaev pas revoltës së gazetarëve: ”më vjen keq që përfundoi kështu”

12:23 / 11 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, tha Zaev në pres-konferencën pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë.

“I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundur për të arritur marrëveshje, për t’i dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev.

Mbrëmë gazetarët e të gjitha mediave në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk kishte ndodhur, me çka të gjithë gazetarët kishin vendosur që të lëshojnë vendin dhe të mos presin më./AlsatM

Shpërndaje në

U Kopjua