Live

“Zajednica” më e gjallë se kurrë, Molliqaj ia kërkon Kurtit dorëheqjen

19:37 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Molliqaj ka thënë se Kurti nuk po e mohon por është duke e paralajmëruar themelimin e “Zajednicës”, për të cilën VV-ja e çoi vendin peshë për mos-implementim, shkruan Demokracia.com.

“Merr përgjegjësi, dorëhiqu z. kryeministër! Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para”, shkruan ndër të tjera Molliqaj.

I njëjti thotë se ndërkombëtarët po kërkojnë ta implementojnë “Zajednicën” pa e ngushtuar Kurtin, por ky i fundit po përdor vullnetin e 51 për qindëshit për bllokim procesi.

“Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim”, deklaron Molliqaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...