Live

Zbulohet ilaçi që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga Alzheimer

13:24 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga Alzheimer është shpallur i rëndësishëm. Zbulimi i kërkimit tregon se një epokë e re e barnave për trajtimin e Alzheimerit, është e mundur. Ilaçi, “lecanemab”, ka një ndikimi në jetën e përditshme të njerëzve.

Profesor John Hardy, tha se ishte “historike” dhe ishte optimist për ilaçin duke thënë “Ne po shohim fillimin e terapive të Alzheimerit”. Profesor Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha se rezultatet ishin “një punë e madhe sepse ne kemi pasur një shkallë dështimi 100% për një kohë të gjatë”.

Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes. Lecanemab është një antitrup – si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset ose bakteret – që është krijuar për t’i thënë sistemit imunitar të pastrojë amiloidin nga truri.

Shpërndaje në

U Kopjua