Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, është deklaruar pas arrestimit të burrit të një nga infermiereve që dyshohet se ka rrahur një grua të moshuar në Pejë.
Sipas Gashit, bashkëshorti i infermieres është duke u intervistuar nga Policia
Gjithashtu, Gashi shtoi për Paparacin se i njëjti po dyshohet se veprën penale “Kanosje”
Në anën tjetër, deri më tani ka shkuar në tre numri i infermiereve të arrestuar pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj një gruaje të moshuar në qendrën e të moshuarve në Pejë.