Live

Zëdhënësi i qeverisë i reagon Hotit: Me çka s’je i kënaqur?

15:08 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka kritikuar kreun e qeverisë, Albin Kurti, për paraqitjen e tij në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Hoti tha se thirrjet e Kurtit për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.

Në lidhje me deklaratën e Hotit, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, duke e pyet atë se “me çka nuk është i kënaqur”.

Kryeziu ia shtroi Hotit shtatë pyetje, ku e nisi me atë se a nuk është i kënaqur Hoti “me pjesëmarrjen e kryeministrit në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?”.

Më poshtë gjeni postim e plotë të zëdhënësit të qeverisë:

Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?

1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?

2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?

3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?

4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?

5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët

6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?

7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?

Shpërndaje në

U Kopjua