Live

Zelensky e telefonon Edi Ramën, e njofton për situatën në frontin e luftës

18:33 / 22 Maj 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka telefonuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka quajtur edhe një mik të madh të Ukrainës, për ta falënderuar për konfirmimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Samitin e ardhshëm të Paqes.

Gjithashtu Zelensky ka thënë se e ka falënderuar Ramën për situatën në fushëbetejë, konkretisht për luftën mbrojtëse që po zhvillohet në Kharkiv.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka shkruar Zelensky.

Shpërndaje në

U Kopjua