Live

Zelenskyt i refuzohet për të dytin vit radhazi kërkesa për të folur në Oscars

23:41 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, iu është shpërfillur kërkesa për të folur gjatë ceremonisë Oscars, për të dytin vit radhazi.

Sipas Variety, Zelensky kishte shpresuar të shfaqej në transmetimin televiziv të kësaj të diele, pas paraqitjeve të mëparshme kulturore, por kërkesa është refuzuar.

Vitin e kaluar, komediani i kthyer në politikan është shfaqur përmes satelitit gjatë ndarjes së çmimeve Grammy dhe Golden Globes dhe brenda festivaleve të filmit si Kana dhe së fundmi në Berlin.

Vitin e kaluar u raportua se producenti ekzekutiv i Oscars, Will Packer, kishte shprehur shqetësimin për lejimin e kohës së transmetimit të Zelenskyt, pasi të gjithë të prekur nga konflikti janë të bardhë dhe tragjeditë e mëparshme që përfshinin njerëz me ngjyrë nuk kishin marrë të njëjtën vëmendje. Në vend të kësaj, ceremonia përfshinte një moment heshtjeje.

Lajmi vjen pas një sondazhi të fundit që tregoi dobësimin e mbështetjes amerikane për ndihmën ndaj Ukrainës, shkruan Guardian.

Kategoria e dokumentarëve më të mirë të këtij viti përfshin A House Made of Splinters, e cila fokusohet te fëmijët që humbën prindërit e tyre në luftë.

Kategoria e filmit më të mirë përfshin Top Gun: Maverick, e cila këtë javë është vënë nën kritika pas raportimeve se filmi është financuar pjesërisht nga oligarku rus, Dimitry Rybolovlev.

Akademia nuk ka bërë ende një koment zyrtar për Zelenskyn.

Shpërndaje në

U Kopjua