Nën organizimin e Degës së LDK-së në Zvicër, të nëndegëve për Zürich është mbajtur Festa e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës.
Pjesë e kësaj feste ishin edhe disa deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Armend Zemaj.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se ky frymëzim për ta nderuar traditën, përmban thelbin e trashëgimisë politike, për respektim të vlerave e traditave ashtu siç i mësoi dhe la trashëgim, presidenti Ibrahim Rugova.
Postimi i tij:
Nën organizimin e jashtëzakonshëm të Degës së LDK-së në Zvicër, të mikpritësve të nëndegëve për Zürich / Winterthur / Zimmerberg / Regensdorf , me kënaqësi isha pjesë Festës së Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës.
Edhe pse në mërgatë, kjo festë ruhet e kujtohet si traditë familjare e trashëguar brez pas brezi, edhe në mesin e vëllezërve e motrave tona që jetojnë e punojnë në Zvicër.
Kështu, së bashku, shprehim falënderimin për të mirat që na ka dhuruar Zoti, me punën që bëjmë, kudo jetojmë, nderojmë dhe lutemi që edhe motet e ardhshme të jenë të begatshme për të gjithë neve, për popullin shqiptar.
Ky frymëzim për ta nderuar traditën, përmban thelbin e trashëgimisë politike, për respektim të vlerave e traditave ashtu siç na mësoi dhe la trashëgim, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e mërgimtarëve e sidomos të veprimtarëve të LDK-së për liri, pavarësi e shtetndërtim.
Edhe një herë, dëshiroj të përgëzoj mërgatën tonë, në veçanti mikpritësit në Zvicër, për përkushtimin atdhetar, dashurinë ndaj atdheut dhe ruajtjen e kultivimin e traditës shqiptare, kudo jetojnë.
Zoti e bekoftë e tokën e begatë të Kosovës dhe njerëzit e saj!