Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është takuar në Gjermani me bashkatdhetarë dhe strukturat e nëndegës së LDK-së në Mynih, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zëri i bashkatdhetarëve është zëri i LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
Zëri i bashkatdhetarëve është zëri i LDK-së
LDK po dëgjon e po bashkëbisedon me të gjithë. Për këtë arsye, edhe sot në Gjermani u takuam me bashkatdhetarë dhe strukturat e nëndegës së LDK-së në Mynih.
Të bashkuar po e ndërtojmë programin për zhvillimin dhe integrimin e atdheut. Sepse të bashkuar e kemi bërë rrugëtimin për liri e pavarësi, prandaj bashkë e suksesshëm do ta bëjmë edhe rrugëtimin integrues.