Live

Zëvendësministri i jashtëm çek: Suedisë i takon t’i nisë konsultimet me shtetet anëtare për Kosovën në BE

16:22 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Më 15 dhjetor, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e bëri kryeministri Albin Kurti, duke e dorëzuar aplikacionin te presidenca çeke e BE-së.

E kjo çështje, por edhe arritja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga presidenca çeke e BE-së, e cila e përfundon misionin e saj në fund të këtij viti, janë dy prej arritjeve më të mëdha gjatë mandatit të saj 6-mujor.

Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka, në një intervistë për “europeanwesternbalkans”.

“Së pari, kemi pasur një samit të mirë BE-Ballkani Perëndimor – i mbajtur për herë të parë në rajon, në Tiranë. Si Bashkimi Evropian, jo vetëm që kemi rikonfirmuar angazhimin tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por kemi bërë thirrje edhe për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Kemi mbajtur Konferenca Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit, Kosova regjimin pa viza. Për më tepër, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në BE”, theksoi numri dy i MPJ-së çeke.

Më tej, ai sqaroi se në pjesën e parë të vitit 2023, presidencën e BE-së do ta kryesojë Suedia, e cila sipas tij, do të merret me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Koshatka tha se ky shtet pritet t’i nisë negociatat me shtetet anëtare në mënyrë që ta afrojë Kosovën me BE-në.

“Nga secila Presidencë pritet të bëjë atë që është e nevojshme. Duke pasur parasysh datën kur Kosova vendosi të dorëzojë aplikacionin (15 dhjetor), nuk kemi pasur kohë të bëjmë më shumë se sa të informojmë ambasadorët e COREPER-it (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian) të shteteve anëtare të BE-së se Kosova ka dorëzuar aplikacionin. Presidencës së ardhshme suedeze do t’i takon të fillojë konsultimet me shtetet anëtare”, potencoi zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...