Live

Zgjedhja e rektorit të ri, Nagavci: Procesi ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci

18:02 / 07 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas zgjedhjes së Arben Hajrullahut rektor i UP’së.

Ajo ka thënë se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci.

“Tashmë kemi arritur të krijojmë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit, mbarëvajtjen e punës dhe avancimin e performancës në Universitetin e Prishtinës. Mbështetja jonë për UP-në do të vazhdojë ngase ky institucion e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale.”

Nagavci e ka falënderuar rektorin e deritanishëm Qerim Qerimi dhe ekipin e tij.

Postimi i plotë:

Universiteti i Prishtinës nga sot ka një rektor të ri. Me 6 vota për, rektor i UP-së është zgjedhur profesori Arben Hajrullahu ndërsa kanë qenë gjithsej 4 kandidatë që kanë aplikuar për këtë pozitë. 

I gjithë procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent e i bazuar në meritokraci.

Tashmë kemi arritur të krijojmë një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit, mbarëvajtjen e punës dhe avancimin e performancës në Universitetin e Prishtinës.
Mbështetja jonë për UP-në do të vazhdojë ngase ky institucion e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale.

Rektorin e deritanishëm, Qerim Qerimi dhe ekipin e tij i falenderoj përzemërsisht për punën dhe angazhimin e tyre të palodhur.

Falenderoj Këshillin Drejtues të UP-së për punën që e kanë bërë në gjithë këtë proces. Jam mirënjohëse për bashkëpunimin korrekt të tyre dhe të kolegëve tjerë për mbështetjen pa kushte në angazhimin tonë të përbashkët drejt integritetit akademik e rendit institucional në këtë institucion.

Pres që rektori Hajrullahu të punojë pa kompromis për shkencën e universitetin. 

Universitetit të Prishtinës e rektorit të ri u dëshiroj punë të mbarë e suksese!

Shpërndaje në

U Kopjua