Zjarre të shumta janë shpërndarë sot në fshatin Gelanc të Suharekës.
Banorët e kësaj ane janë përballur me zjarre të shumta, ku është dashur edhe intervenimi i zjarrfikësve.
Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori për Shërbime Publike në Suharekë, Enver Shabani.
Ai tha se çdo zjarrëvënie me ose pa qëllim, shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetar, duke e ruajtur ambientin e mbrojmë jetën e njerëzve, gjën e gjallë , pasurinë shoqërore dhe private!
Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer sot në fshatin Gelanc, na lënë shumë për të dëshiruar….. !!!
Çdo zjarrëvënje me ose pa qëllim shkakton dëme të konsiderueshme dhe llogaritet vepër penale.. !.